Thëniet më të mira të shkrimtarëve për dashurinë

“Lumturia më e madhe në jetë është bindja se na duan, na duan për atë çka jemi, ose më mirë, pavarësisht asaj çka jemi.”- Victor Hugo

“Është më mirë të kesh dashur dhe humbur, sesa të mos kesh dashuruar asnjëherë” – Tennyson

“Dashuria e vërtetë është si fantazmat, të gjithë flasin për to, por shumë pak i kanë parë.”- Francois de La Rochefoucauld

“Një grua e njeh fytyrën e atij që do, ashtu si një lundërtar njeh detin e hapur.”- Honore de Balzac

“Nëse jeton 100 vite, dua të jetoj 100 vite pa një ditë, që të mos më duhet asnjëherë të jetoj pa ty.”- A.A.Milne

“Nëse më duhet të tregoj pse e desha, nuk mund të them më tepër sesa për shkak se ai ishte ai dhe unë isha unë.” – Michel de Montaigne

“Një zemër e dashur është mençuria më e vërtetë.” – Chales Dickens

“Më pëlqen jo vetëm të më duan, por edhe të më thonë se më duan.” – George Eliot

“Ne dashuruam me një dashuri që ishte më shumë se dashuri.” – Edgar Allan Poe

“Mbaj dashuri në zemrën tënde. Një jetë pa të është si një kopësht pa diell, me lule pa jetë.” – Oscar Wilde

“Ka veëm një lumturi në jetë, të duash dhe të të duan.” – George Sand

“Ne nuk i shohim gjërat si janë. I shohim gjërat si ne jemi.” – Anais Nin

“Të duash dikë është një mrekulli e padukshme për të tjerët.” – Francois Mauriac

“Dashuria më e pasurështë ajo që i nënshtrohet testit të kohës.” – Stendhal

“Të duash veten është fillimi i një romance të përjetshme” – Oscar Wilde

“Për të thënë `unë të dua` duhet të jesh në gjemdje të thuash fillimisht `unë` .” – Ayn Rand

“Mënyra për të dashuruar diçka është të kuptosh se mund të humbasë.” – G.K.Chesterton

“Besoj në forcën e parezistueshme të dashurisë. Nuk e kuptoj, por besoj të jetë lulëzimi më aromatik i gjithë kësaj ekzistence therëse.” – Theodore Dreiser

“Gjëja me të cilën nuk ngopemi kurrë është dashuria. Dhe gjëja që asnjeherë nuk e japim mjaftueshëm është dashuria.”-Henry Miller

Përktheu dhe punoi: Arba Troshani

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.