Tolstoi dhe Nobeli

Kur u shpall fituesi i parë i çmimit Nobel për letërsinë ne 1901, poeti francez Rene-Sully Prudhomme, shumë admirues të Tolstoit ishin të zhgënjyer, veçanërisht ata në rrethin letrar suedez, ku Tolstoi konsiderohej si kandidati ideal për çmimin.

Vitet kaluan, por Tolstoi nuk u shfaq në listën e të nominuarëve. Në 1906 Akademia e Shkencave në Shën Petersburg dërgoi një aplikim në mbështetje të nominimit të autorit. Kur Tolstoi e mori vesh i dërgoi një letër përkthyesit të tij finlandez, Arvid Jarnefelt, duke i kërkuar të hiqte emrin e tij nga lista e të nominuarëve. Ai shkroi se do të ishte tepër e sikletshme ta refuzonte çmimin nëse do të fitonte. Jarnefelt dërgoi një përkthim të letrës në komitet, dhe si përfundim çmimi Nobel i shkoi poetit italian Carducci Geosue, i cili ishte i njohur vetëm mes një rrethi specialistësh të letërsië.

Tolstoi është i vetmi i nominuar i cili ka kërkuar në mënyrë diskrete të hiqej emri i tij nga lista, dhe gjithashtu të refuzojë paratë e çmimit prej 100000 $, Disa vite më vonë kur publiku u zemërua edhe njëhere që Tolstoi nuk ishte i nominuar, ai shkroi: “Së pari, më ka shpëtuar nga telashi i menaxhimit të aq shumë parave, pasi para të tilla, në mendimin tim, sjellin vetëm të liga. Së dyti, ndihem shumë i nderuar nga kjo mbështetje dhe konsideratë nga njerëz që as nuk i kam takuar.”

Përktheu dhe punoi: Arba Troshani

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.