Tregime te shkurtera nga Franz Kafka

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota cdo dite e me e vogel. Para syve te tij

parakalonin vetem mure qe lartoheshin e rruge qe beheshin gjithmone e me te ngushta. Nje dite, ai u gjend perballe nje rruge pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

—————————————————————————

VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk

me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi degjova nje thirje kumbuese. E pyeta se cfare ishte. Ai s’dinte gje madje nuk kishte degjuar asgje. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : “Per ku po nxitoni keshtu imzot ?” “Nuk e di”, i thashe, “Larg prej kendej, tutje. Gjithmone=20 larg prej kendej, vetem ashtu do te mund te arrij ne vendmberritjen time”. “Pra ju e dini vendmberritjen, a s’eshte keshtu imzot ?”, pyeti. “Po”, ju pergjigja, “a nuk ta thashe sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje eshte vendi im”. “Por nuk keni marre asnje furnizim me vete”, me kujtoi ai. “Nuk me duhet asgje”, i thashe, “Udhetimi eshte aq i gjate sa do te vdes urie nqs nuk marre ndonjne gje rruges. Asnje furnizim nuk do te me shpetoje dot.=20 Fatmiresisht, eshte nje rrugetim teper i gjate”.

—————————————————————————

ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, per nje cast u tmerrova, u ktheva dhe i thashe: “Une kalova kur ju nuk e kishit mendjen”. Ai pa per nje cast dhe nuk tha asgje. “Me duket se nuk duhet ta kisha bere kete gjest”, i thashe. Ai serish ndenji pa folur. “Heshtja juaj a do te thote gje miratim per te kaluar ?”.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.