Tri poezi nga WALT WHITMAN

 ZËRI I SHIUT


Po ti cili je? pyeta shiun që zbriste ëmbël,
Dhe, çudi të thuhet, m’u përgjigj, e përkthej si vijon:
jam Poema e Tokës, tha zëri i shiut,
përjetë ngrihem e pakuptueshme nga vendi e deti i
padepërtueshëm,
lart drejt qiellit, nga ku, në formë fluturake
ndryshuar tërësisht, por ende e njëjta,
zbres për të lag toka të thara skeletike,
shpërfaqjet e pafundme të pluhurit të botës,
dhe atë në to, që pa mua do të ish vetëm farë, latente,e palindur;
dhe përherë, ditë e natë, i kthej jetë, vetë origjinës sime,
e bëj të pastër, e qendis;
(Sepse kënga, e dalë nga vendi i saj i lindjes,
pas plotësimit, bredharake,
i intereson asaj ose jo,
kthehet në kohë me dashuri.)

O YLL


“… O yll i fuqishëm që bie në perëndim!
O hije e natës – o natë melankolike lotësh!
O yll i madh i zhdukur – o errësirë e zezë
që e fsheh!
O duart mizore që më mbajnë të pafuqishëm –
o shpirti im i pashpresë!
O re e egër që më rrethon dhe nuk do
të çlirosh shpirtin tim … ”

 

 
JETESA ME KAFSHËT

Besoj se do të mund të ikja që këtej të jetoja me kafshët,
kaq të qeta janë e dinjitoze.
Unë ndalem dhe i shoh gjatë dhe ende i shoh.
Nuk djersijnë e as ankohen për konditat e tyre,
nuk shtrihen zgjuar në hije për të qarë mëkatet e tyre,
s’më vjen për të vjellë nëse diskutojnë detyrat e tyre,
asnjë s’është e pakënaqur, asnjëra s’çmendet nga mania
që të posedojë gjërat,
asnjë s’gjunjëzohet para të ngjashmit të saj,
as para atyre që jetuan mijëra vjet më parë,
asnjë s’është e respektuar ose e pakënaqur mbi gjithë tokën.

Perktheu: Faslli Haliti/

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.