U deshën nëntë jetë, për të shpëtuar një!

James Bowen është një autor dhe shkrimtar anglez i bazuar në Londër. Kujtimet e tij “Një maçok rruge i quajtur Bob”, “Bota Sipas Bobit” dhe “Një dhuratë nga Bob”, shkruar me autor Garry Jenkins, ishin bestseller internacional. Një film i bazuar në dy librat e parë u shfaq në vitin 2016. Bowen tani kushton kohën e tij për të ndihmuar në bamirësitë e shumta që përfshijnë mungesën e strehimit, shkrim-leximit dhe mirëqenien e kafshëve.

Bowen u lind në Surrey në mars 1979. Pas divorcit të prindërve të tij, ai u shpërngul në Australi me nënën e tij. Për shkak se ata lëviznin shpesh, Bowen shpesh bullizohej në shkollë. Më vonë, ai braktisi shkollimin në vitin e dytë të shkollës së mesme, duke u vetëshpallur një “fëmijë i ngathët”; ai u diagnostikua më vonë me ADHD, skizofreninë dhe depresionin maniakal. Në vitin 1997, ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar me gjysmë-motrën e tij dhe bashkëshortin e saj. Tensionet u ngritën dhe marrëveshja nuk zgjati. Me kalimin e kohës, ai filloi të flinte në rrugë. Për vitet e ardhshme Bowen ose fjeti në rrugë ose qëndroi në strehëza të ndryshme. Ai filloi të përdorte heroinën për t’u përballur me dhimbjen nga të qenit i pastrehë dhe pa mbështetje.

Në pranverën e vitit 2007, Bowen u regjistrua në një program trajtimi me metadon. Një mbrëmje ai u kthye në shtëpi duke gjetur aty një maçok “xhinxher” në korridorin e ndërtesës së tij. Duke supozuar se i përkiste një banori tjetër, ai thjesht u kthye në banesën e tij. Kur macja ishte akoma aty ditën tjetër, dhe një ditë pas kësaj, Bowen u shqetësua dhe zbuloi se macja nuk mbante asnjë qafore ose tag ID dhe kishte një plagë të infektuar në këmbën e tij. Bowen komunikoi me banorë të tjerë për të parë nëse maçoku i përkiste ndonjërit prej tyre, dhe kur asnjëri prej tyre nuk pretendonte pronësinë e maçokut; Bowen vendosi të ndihmonte maçokun “xhinxher”.

Sipas accountit “A Street Cat Named Bob”, Bowen e mori maçokun në klinikën e afërt veterinare, e cila siguroi antibiotikë për të trajtuar plagën e infektuar. Për t’u siguruar që macja të merrte mjekimin e plotë për dy javë, Bowen e mori atë për një kohë, ndërkohë që vazhdoi të kërkonte për pronarin real. Kur nuk arriti të gjente ndonjë informacion, ai e lëshoi maçokun përsëri në rrugë, duke shpresuar se do të gjente rrugën vetë për në shtëpi. Në vend të kësaj, maçoku filloi të ndiqte Bowen-in, madje duke e ndjekur atë në autobus kur James po ikte për të bërë muzikë në qendër të qytetit. I shqetësuar se maçoku nuk kishte askund tjetër për të shkuar, Bowen e mori atë në mënyrë të përhershme, duke e quajtur atë Bob sipas personazhit Killer BOB nga drama televizive Twin Peaks.

Pasi që Bob e ndiqte vazhdimisht James-in kur ai po shkonte për të bërë muzikë, ai i mori maçokut një lidhëse për siguri dhe e lejoi që të vinte së bashku në pikat e tij të rregullta në Covent Garden dhe Piccadilly Circus, duke udhëtuar në vendin pranë dritares së autobusit me numër 73. Reagimi i publikut ishte pozitiv dhe të dy u bënë të famshëm, dukshmëria e tyre u rrit edhe më tej kur Bowen filloi shitjen e Big Issue. Publiku filloi ngarkimin e videove të Bowen dhe Bob në YouTube, dhe turistët do të vizitonin Covent Garden për t’i parë ato. Gjatë kësaj kohe, Bowen vendosi të përfundonte trajtimin e tij me metadon. Ai ia atribuon këtë zhvillim Bob-it, duke thënë: “Ai erdhi dhe më kërkoi ndihmë, ai kishte nevojë për mua më shumë se ç’kisha unë nevojë që të abuzoja me trupin tim. Ai është arsyeja për të cilën zgjohem çdo mëngjes tanimë… padyshim ai i dha drejtimin e duhur jetës time”.

Me kalimin e kohës, shfaqjet publike të Bowen dhe Bob tërhoqën vëmendjen e Tribunalit të Islingtonit, i cili së pari e publikoi historinë e tij në shtator 2010. Kjo u lexua nga Mary Pachnos, agjentja letrare përgjegjëse për të drejtat e Mbretërisë së Bashkuar për “John Grogan’s Marley and Me”, e cila prezantoi Bowen tek shkrimtari Garry Jenkins. të dy prodhuan një skicë për një libër të cilin Pachnos e përdori për të siguruar një marrëveshje librash me botuesit Hodder & Stoughton. Që nga publikimi i tij, libri ka shitur mbi 1 milion kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, është përkthyer në 30 gjuhë dhe ka kaluar 76 javë në krye të listës bestseller të Sunday Times në të dy edicionet e saj. “Një Maçok Rruge i Quajtur Bob: Dhe si e shpëtoi jetën time” u botua në SHBA më 30 korrik 2013 dhe hyri në listën e bestseller të New York Times në numrin 7. Një film me të njëjtin emër u shfaq në fund të vitit 2016, Luke Treadaway si Bowen, dhe duke përfshirë Bobin e vërtetë, duke luajtur pjesën e maçokut.

Me sa informacion kemi, libri nuk është përkthyer akoma në shqip. Por gjithsesi historia e James dhe Bob ka për të mbetur gjatë në kujtimet e njerëzve jo vetëm si histori frymëzuese e marrëdhënies mes të zotit dhe kafshës, por edhe për sfidat që James kalon dhe i lufton duke pasur afër në çdo hap që hedh maçokun “xhinxher” Bob.

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.