Unë nuk zgjedh ku ta vendos një emocion, por zgjedh kujt t’ia dhuroj. – Alda Merini

Ka gra, por ka gra e gra… E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do të ishte një luftë e humbur që në nisje. Duhet t’i marrësh dhe kaq. Duhet t’i marrësh dhe t’i puthësh, pa u lënë kohë të mendohen. Duhet t’ua heqësh, me një përqafim që të lë pa frymë, ato frikërat për të cilat dinë të flasin vetëm një herë, me zë shumë shumë të ulët. Sepse kanë turp nga dobësitë e tyre dhe se, pasi t’i kenë treguar, tronditen – në një agoni të lehtë e të heshtur – nga mendimi se, duke zbuluar e rrëfyer anën e tyre të lehtë e njerëzore, në nevojë për atë të dreqosurin çast, do të shohin sesi do t’u kthesh kurrizin dhe [do të dëgjojnë] hapat e tu tek largohesh. Prandaj merre dhe duaje. Duaje të veshur dhe pa truk, se të zhveshura janë të mira të gjitha. Duaje të pambrojtur dhe pa shtirje, se ti nuk e di sa shumë gjëra sytë e një gruaje mund të fshehin pas hijes së lapsit. Duaje të përgjumur, paksa të zhubrosur kur e ka këputur gjumi. Duaje duke e ditur që nuk ka nevojë, di t’i mjaftojë vetvetes. Por pikërisht për këtë, di të dojë si askush tjetër. Cdo gje mund te parashikohet, me perjashtim te ndjenjes qe mund te na ngjalle ajo qe parashikojme merzia.

Perktheu Aida Baro

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.