Zhanri distopik i letersise dhe veprat me te mira

Distopia lind së pari në shoqëritë e qytetërimet lindore (së pari në BRSS), ku është provuar sistemi shtypës, si keqpërdorim i utopisë në shoqërinë kolektivizuese: Zamjatini, Bullgakovi, Shallamovi, Solzhenjicini.  Sër Thomas More krijoi termin Utopia, duke huazuar fjalë të greqishtes dhe që fjalë për fjalë, do të thotë “jo-vend”, ndërsa John Stuart Mill gjeti antonimin e Utopisë, Distopia, “vend jo i mirë”. Por ngritja e totalitarizmit në shekullin e njëzetë i dha udhë letërsisë distopike, asaj që rrëfen jetën në një vend të keq.Utopia qe ishulli imagjinar ku shoqëria kishte gjendjen ideale me krim në nivel minimal dhe pa dhunë e varfëri. Për këtë arsye, ironikisht Thomas More e quajti këtë ishull Utopia, që do të thotë “Jo Vend”. Po sa i përket distopisë? John Stuard Mill e përdori këtë term nëpër fjalimet e tij në parlament para se shkrimtarët ta huazonin për të përshkruar një vend të keq. Apo po denonconte politikën e qeverisë për tokat bujqësore në Irlandë. “Ajo që zakonisht quhet Utopi, është diçka tepër e mirë për të qenë e vërtetë; por ajo që duket se mbështesin ata, është tepër e keqe që të lejohet të bëhet.”

Distopitë janë vendet ku shoqëria dehumanizohet, qeveritë janë totalitare dhe janë të rrënuara nga katastrofat natyrore. Romanet më të famshme të këtij lloji janë 1984 nga George Orwell dhe Më e Mira e Botëve nga Aldous Huxley. Te romani “Kur i fjeturi zgjohet”, (When the Sleeper Wakes) i botuar në vitin 1908, shkrimtari H.G. Wells përshkruan një klasë qeverisëse hedoniste dhe të celët. Ndërsa shkrimtari Amerikan Jack London në të njëjtën kohë përshkroi sundimtarë distopikë të cilët janë të dhumshëm dhe fanatikë. Ndërsa ideologjitë politike në rrënjë të letërsisë utopike dhe distopike dëshirojnë ta paraqesin botën si një vend perfekt, por në mënyra të ndryshme, për letërsinë këto ideologji janë për një “jo-vend” dhe një “vend të keq”.

Veprat më të mira: “Ne” e Jevgenij Zamjatnit, Më të mirët e botëve e Olldës Hakslit (Aldous Haxley) dhe 1984 e Ferma e kafshëve e Xhorxh Oruellit (George Orwell) janë kryevepra të distopisë të shekullit njëzet.Ato, tanimë janë më shumë vepra të përvojës njerëzore e historike tëshekullit se sa projeksione tejkohore. Ato janë vepra që përjashtojnë sistemin totalitarist represiv, të ngritur më parë me pretendime për lumturinë njerëzore. Ato janë apotheoza të lirisë së individit, i cili dotë shpëtojë duke i krijuar plasa sistemit manipulues, politik, teknik, moral.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.