Zigmund Frojd – Krijuesi dhe fantazimi

zigmund frojd arratisje

A s’do të duhej të kërkonim gjurmët e para të veprimtarisë tashmë që te fëmija? Veprimtaria më e pëlqyer dhe më intensive e femijës është loja. Ndoshta na lejohet të themi: Çdo fëmijë që luan, sillet si krijues, kur ai krijon botën e vet sipas një renditjeje të re që i pëlqen atij. Atëherë do të ishte e padrejte të mendonim se ai nuk e merr seriozisht këtë botë; përkundrazi, ai e merr shumë seriozisht lojën e vet dhe gjatë saj përdor pasion të madh. E kundërta e lojës nuk është serioziteti, por realiteti.

Fëmija e dallon shumë mirë botën e vet të lojërave, me gjithë pasionin e madh për të, nga realiteti, dhe i orienton objektet dhe qëndrimet e tij imagjinare te sende te kapshme dhe të dukshme të botës reale. Veçse, pikërisht ky orientim e dallon “lojën” e fëmijës nga fantazimi. Krijuesi bën të njëjtën gjë si fëmija që luan. Ai krijon një botë të fantazuar, të cilën e merr shumë seriozisht, domethënë e trajton me pasion të madh duke e ndarë qartë nga realiteti.

Gjuha e fikson këtë afri të lojës së fëmijës me krijimin poetik, kur veprimtari të tilla krijuese që orientohen nga objektet e kapshme dhe që mund të zbatohen, i quan lojëra: lojë gazmore, lojë tragjike, dhe personin që interpreton, e quan lojtar të shfaqjes (aktor). Por, nga bota artistike joreale dalin pasoja shumë të rëndësishme për teknikën artistike, sepse shumë gjëra që si objekte reale nuk do të na japin kënaqësi, në kuadrin e lojës së fantazisë për dëgjuesin dhe shikuesin e krijuesin bëhen burime kënaqësie, megjithëse në fakt janë ngacmime tunduese.

 

|Përktheu: Gaqo Karakashi|

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.