Zogjtë e mirë e zogjtë e këqij – MARTIN CAMAJ

Natën veshtuen zogjtë në terr si bymohet shtalpi i gjumit nën dhé. Me thoj e sqepa gërmuan në botë deri në dritë e në agim u ngjall pështjellimi i ideve ndër shpirtën kur panë çapojtë e përgjakun në mishin e huej!Zogjtë e mirë që kishin fjetë u zgjuen dhe e zbuluen kërdinë me tmerrën e frikës në sy: u bindën si nata i kish bartë pezull kah drita pa gjak ndër duer! U gëzuen dhe fjalë ankth mandej drita e madhe ia ndëroi tiungullin në gojë: të pafaj shikuen fytyrat e veta në ujin e kthjellët.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.